×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Peci pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019

    Insajderi
    23 November 2024 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krusha”, ka thirrur konferencë për media për demantimin e ‘shpifjeve’ të tij.

    Peci në Facebook ka publikuar një dokument të vitit 2019, për të dëshmuar se si në Qeverinë, Haradinaj i ishte refuzuar aplikimi për grant kësaj kooperative.

    “Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”. Edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim s’ka përbërë lajm! E qe besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend”, shkroi ministri Peci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark