Është ndërprerë takimi mes Ponte Prizrenit edhe KB Pejës shkaku i përplasjeve mes dy klubeve derisa po hynin në zhveshtore.
Takimi ishte i vlefshëm për ta mësuar finalistin e finales së madhe të basketbollit kosovar, dhe tani nuk pritet që ndeshja të vazhdojë sot.
Në lidhje me rastin ka reaguar klubi i Pejës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Derisa ekipi ishte duke u larguar drejt zhveshtoreve për pushimin e pjesës së parë, shikuesit dhe një pjesë e stafit e lojtareve të ekipit vendas na janë vërsulur si më keq ndaj ekipit tonë. Ka edhe të lënduar nga kjo përleshje”, shkruan KB Peja.
Rezultati pas pjesës së parë është 49:48 në të mirë të mirë të skuadrës pejane.