×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagon pronari i laboratorit të naftës: Bravo ministre, bravo mafia e naftës

    Insajderi
    08 May 2021 - 00:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jakup Gashi, pronari i laboratorit të naftës ka reaguar për vendimin e qeverisë së Kosovës që t’i kthehen Doganës së Kosovës kontrollet e karburanteve.

    Gashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ironizuar me vendimin e ministers së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdati, duke i thënë bravo minister, bravo maia e naftës.

    “Bazuar në vendimin e ministres së Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari nga sot nuk do të vlejnë certifikatat e trupave të autorizuara vendore pra do të vazhdojnë të pranohen certifikatat NIS PANCEVO SERBIA BRAVO minister, BRAVO mafia e naftës”, ka shkruar Gashi.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se ka marrë vendim që të anulojë dispozitat kyçe të Udhëzimit Administrativ për 09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës.

    Sipas Hajdarit, ky udhëzim, jashtëligjshëm i ka bartur kompetencën e kontrollit të konformitetit të karburanteve, nga Dogana e Kosovës, te kompanitë private të lidhura me ish-pushtetarët. Ndërkohë që, me vendimin e sotëm, i është kthyer kjo kompetencë sërish Doganave.

    “Përveç autoritetit ligjor, Dogana ka kapacitetet më të larta për të kontrolluar cilësinë e naftës dhe derivateve dhe për të mbrojtur tregun dhe konsumatorin në Republikën e Kosovës. Laboratori i Doganës, që u mbyll kundërligjshëm nga ish-ministri, është investim mbi 1 milion euro nga buxheti i shtetit. Vendimi i sotëm siguron sundimin e ligjit dhe mbron kontributin e tatimpaguesve”, ka thënë Hajdari në një postim në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark