×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Reagon Putini pas ngjarjes në Poloni: Po kërkoni të dobësoni Rusinë

    Insajderi
    16 November 2022 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Kremlinit Vladimir Putini ka sulmuar dje Perëndimin me akuzat se po përpiqen për të dobësuar Moskën. “Rusia vendosi menjëherë dhe me vendosmëri një pengesë ndaj përpjekjeve për të ndikuar mbi sovranitetin e saj shtetëror”.

    Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin, duke përsëritur akuzat ndaj Perëndimit se synon “të dobësojë Rusinë dhe të minojë sovranitetin e saj”. Putin tha se plani i Perëndimit është të shkatërrojë Rusinë.

    “Përpjekjet e disa shteteve për të rishkruar, për të riformuar historinë e botës, po bëhen gjithnjë e më agresive. Dhe, në përgjithësi, ata kanë një qëllim të qartë për sa i përket shoqërisë sonë: të ndajnë, të heqin të drejtën, të dobësojnë, në fund të fundit, Rusinë, të ndikojnë në sovranitetin e saj, domethënë të tundin sovranitetin e saj”, tha ai. Gjithashtu Putin hodhi akuza kundër Ukrainës se nuk dëshiron të negociojë me synimin për paqen në zonën e konfliktit. “Federata Ruse do të vazhdojë të ndjekë objektivat e saj në operacionin ushtarak në Ukrainë, sepse Kievi nuk dëshiron të negociojë.”

    Kjo u përsërit nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke folur për shtypin. Krahasuar me apelin e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili i kërkoi homologut të tij kinez, Xi Jinping, të ndërhynte për ta rikthyer Putinin “në tryezën e negociatave”, Peskov u kufizua të komentonte: “Ne nuk shohim asnjë tryezë bisedimesh”. Nga ana tjetër Rusia ka sulmuar kryeqytetin ukrainas të Kievit, duke dëmtuar ndërtesat e banimit afër qendrës së qytetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark