×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Real Madrid dhe Barcelona mund të përjashtohen për dy vite nga Liga e Kampionëve

    Insajderi
    06 May 2021 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UEFA është e gatshme të ndërmarrë veprime të ashpra disiplinore ndaj klubeve që iu bashkuan Superligës Evropiane të cilat ende nuk janë larguar nga projekti për jetësimin e saj, sipas burimeve të shumta të ESPN-së brenda shtëpisë së futbollit evropian.

    Ndëshkimi më i ashpër me të cilin mund të përballen këto klube, në përputhje me rregullin disiplinor të UEFA-s, është pezullim dyvjeçar nga Liga e Kampionëve dhe nga Liga e Evropës.


    UEFA ka qenë në bisedime me 12 klubet në 10 ditët e fundit, në përpjekje për të gjetur një marrëveshje për ndëshkime më të buta dhe për ta arritur një ujdi formale që ato të heqin dorë nga përpjekjet për jetësimin e Superligës.

    Deri të mërkurën, sipas burime të ESPN-së, UEFA ka arritur marrëveshje me shtatë klube: Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

    Inter është afër arritjes së marrëveshjes, po ashtu.

    Klubet e mbetura, Juventus, Real Madrid, Barcelona dhe Milan, nuk kanë ndryshuar qëndrim deri tani dhe rrezikojnë të përballen procesin disiplinor për, mes të tjerash, shkeljen e Artikullit 51 të statutit, i cili thekson: “Asnjë kombinim apo aleancë mes klubeve, direkt apo indirekt, i shkëputur nga Shoqatat anëtare të UEFA-s nuk guxon të formohet pa lejen e UEFA-s”.

    Katër klubet që po i qëndrojnë besnik vendimeve të tyre besojnë se janë në pozitë të fuqishme, pasi dokumentet origjinale të dorëzuara në UEFA dhe FIFA theksojnë se Superliga i ka kërkuar UEFA-s leje për ta organizuar garën dhe për t’u njohur nga ajo, e nuk është një shkëputje nga shtëpia e futbollit evropian.

    Sipas burimeve të ESPN-së, UEFA do ta shkelte vendimin e Gjykatës së Madridit, nëse i nis procedurat disiplinore ndaj klubeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark