Real Madridi dhe Chelsea kanë barazuar në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-1.
Një ndeshje e bukur u zhvillua në stadiumin “Alfredo di Stefano”, ku të dy skuadrat krijuan raste, sidomos në pjesën e parë.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Timo Werner, por që nuk arriti të gjejë rrjetën.
Në minutën e 15-të, Chelsea shënoi golin e parë në ndeshje, kur Antonio Rudiger pasoi te Christian Pulisic, që tundi rrjetën për 1-0.
Por Real Madridi u këndell shpejtë, duke rrezikuar me Karim Benzaman që goditi shtyllën në minutën e 23-të.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli. Karim Bezeman pranoi një top nga Eder Militao dhe me një goditje të bukur me volej shënoi për 1-1.
Pjesa e dytë më shumë shkoi me taktizime nga të dyja palët se sa që kishte raste.
Në këtë pjesë më shumë kishte gjysmë raste, se sa raste të mira.
Në fund ndeshja u mbyll 1-1, duke lënë gjithçka hapur për ndeshjen kthyese.