Real Madridi ka nënshkruar me sulmuesin paraguajan, Sergio Diaz, i cili është duke u krahasuar me Sergio Agueron.
Lajmin e ka konfirmuar La Nacion, gazetë e cila shkruan se transferimi është finalizuar për 5 milionë euro.
Diaz është 18 vjeçar dhe luan momentalisht për Cerra Porteno, ndërsa lojtari fillimisht do të luaj për të rinjët e klubit madrilen.
Kujtojmë që për Diaz më herët është interesuar edhe Liverpooli dhe Roma, por madrilenët kanë qenë më serioz në këtë drejtim. /Insajderi.com