Sipas New York Times Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, të cilët nuk kanë nënshkruar letrën e tërheqjes nga projekti të dërguar nga UEFA, janë gati të kalojnë në kundërsulm.
Beteja e Super League-s vazhdon.Sipas New York Times Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, të cilët nuk kanë nënshkruar letrën e tërheqjes nga projekti të dërguar nga UEFA, janë gati të kalojnë në kundërsulm. Të tre klubet në fakt po kërcënojnë të marrin masa ligjore kundër ekipeve që janë tërhequr.
Ata i referohen dokumentit tashmë të njohur për krijimin e Super League-s, i cili ndër të tjera parashikonte një ndëshkim prej rreth 150 milion euro. Por kishte dyshim se me vetëm 3 klube të mbetura, korniza ligjore ka ndryshuar dhe sanksioni nuk është më i vlefshëm.
LETRA – Siç dihet, UEFA ka bërë të ditur se ndëshkimet për ata që nuk janë tërhequr do të jenë më të rënda se klubet e tjera. Rreziku, sipas NYT, është deri në dy vjet skualifikim nga Champions League. Juventus, Barcelona dhe Real Madrid janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të provuar se rregullat aktuale të futbollit nuk janë në përputhje me ligjet mbi konkurrencën dhe tregtinë e lirë.
Klima mbetet shumë e tensionuar edhe nga fakti që presidenti i UEFA-s, Ceferin, tashmë e ka bërë të ditur se klubet që “pendohen” do të marrin një trajtim shumë të ndryshëm nga ato që do të vazhdojnë në rrugën e tyre.