×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi kualifikohet në finale të Kupës së Botës për klube

    Insajderi
    08 February 2023 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Real Madridi është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Botës për klube.

    Kampionët e Evropës kanë triumfuar 1:4 ndaj skuadrës egjiptiane, Al Ahly në stadiumin “Stade Moulay Abdallah” në Rabat.

    Për t’u zhbllokuar shifrat u desh të pritej minuta e 42-të që Vinicius ta parabolojë portierin dhe të kalonte Los Blancos në epërsi.

    Me të nisur pjesa e dytë, Valverde shënoi golin e qetësisë për “mbretërit” në minutën e 46-të.

    Skuadra afrikane tentoi të rikthehej në lojë në minutën e 65-të me golin e Maaloul nga penalltia, por kjo ishte e tëra nga ta.

    Braziliani Rodrygo ia dha goditjen e radhës kundërshtarëve me golin e tretë në minutën e tretë shtesë.

    Kur po rrjedhte minuta e tetë shtesë i riu Arribas shënoi edhe golin e fundit për Real Madridin.

    14 herë kampionët e Evropës në finale do të përballen me Al-Hilal, ekipin nga Arabia Saudite.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark