×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi mposht Bilbaon, blindon kreun

    Insajderi
    01 December 2021 - 23:03

    Real Madridi është mjaftuar me një gol në sfidën ndaj Athletic Bilbaos të zhvilluar në Santiago Bernabeu.

    Los Blancos e filluan mirë takimin duke rrezikuar në disa raste përmes Karim Benzema, Toni Kroos e Marco Asensio.

    Rezultati u zhbllokua në minutën e 40-të, Luka Modric shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri për të asistuar  te Karim Benzema dhe ky i fundit e futi në rrjetë.

    Në pjesën e dytë, mysafirët patën disa raste për t’i barazuar shifrat, mirëpo vendasit u treguan të vëmendshëm duke e mbrojtur rezultatin.

    Kjo fitore e forcon Real Madridin në krye të tabelës me 36 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Athletic Bilbaos mbetet në pozitën e tetë në renditje me 20 pikë të arkëtuara. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark