×
  • Sport
  • Sport

    Reali gjen zëvendësuesin e Benzemas në Premier League

    Insajderi
    04 June 2023 - 19:48

    Harry Kane është kandidati kryesor për të pasuar Karim Benzema pas zyrtarizimit të largimit të tij nga Real Madrid.

    Sipas raportimeve të medieve spanjolle, “Los Blancos” kanë shfaqur interes për sulmuesin e Tottenham.

    Daniel Levy, presidenti i “Spurs”, pritet të krijojë lehtësira në transferimin e yllit të tyre te Reali, për të mos e lënë Kane të shkojë te Manchester United.

    Megjithatë, klubi londinez vazhdon të kërkojë rreth 100 milionë euro për Harry Kane, ndërsa Reali po bën një analizë nëse ia vlen shpenzimi i një shifre të tillë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark