×
  • Sport
  • Sport

    Reali kalon në çerekfinale

    Insajderi
    08 March 2016 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi ka mposhtur Romën 2-0 të mërkuren në Santiago Bernabeu, për të kaluar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Madrilenët hynë me një këmbë në çerekfinale në këtë takim pasi e kishin fituar ndeshjen e parë në Olimpico të Romës, me po të njëjtin rezultat.

    Golat për skuadrën e Zidane i shënuan, Ronaldo dhe James Rodriguez ndërsa Roma pati disa mundësi të mira në pjesën e parë por që nuk i shfrytëzoi me Dzeko dhe Salah.

    Për Romën këtu përfundon ecuria e tyre në Ligën e Kampionëve ndërsa Real Madridi e sheh këtë garë si mundësinë e vetme që të fitojë një trofe këtë sezon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark