×
  • Sport
  • Sport

    Reali rigjenë Ronaldon dhe “shkatërron” Celta Vigon

    Insajderi
    05 March 2016 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi e ka mposhtur me rezultat 7:1 Celta Vigon, në një ndeshje ku shkëlqeu superylli portugez Cristiano Ronaldo, me katër gola të shënuar.

    Skuadra e Zinedine Zidane e dominoi në tërësi takimin, por vetëm një gol u shënua në pjesën e parë, teksa në pjesën e dytë u zhvillua lojë shumë e hapur të cilën madrilenët e shfrytëzuan në maksimum duke shënuar edhe 6 herë të tjera.

    Cristiano Ronaldo shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar katër gola. Derisa Gareth Bale u rikthye me gol pas lëndimit që e mbajti pothuajse për dy muaj jashtë fushës.

    Golat tjerë i shënuan Pepe dhe Jese, derisa për mysafirët shënoi ish futbollisti i Liverpoolit, Iago Aspas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark