×
  • Showbiz
  • Show

    “Reality show, dashuritë e kaluara” – Arsyetimi i djemve e ‘kryqëzimi’ i vajzave në Big Brother VIP Albania

    Insajderi
    05 May 2023 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur i momentit nga mbarë shqiptarët. Janë bërë plot katër muaj që nga fillimi i Big Brother VIP Albania, e përgjatë të këtij rrugëtimi ngjarje të papritura ndodhën, që lanë pa frymë publikun.

    Banorë të ndryshëm hynë, dolën me vetë dëshirë, e u përjashtuan nga shtëpia më e famshme në vend, por që vetëm katër prej tyre, Luizi, Efi, Dea dhe Kristi arritën t’i përballonin sfidat dhe e prekën finalen, teksa janë gjithsej 37 emrat e njohur VIP që kanë qenë pjesë e këtij Big Brother-i.

    E përgjatë këtij edicioni nuk munguan ngjarjet ku u shfaq hapur pabarazia dhe dallimet gjinore, që u bënë jo vetëm nga banorët por edhe nga vetë publiku.

    Jo rrallë herë vajzat e Big Brother VIP Albania, janë ‘kryqëzuar’ për veprimet e tyre, teksa nga ana tjetër veprimet e djemve janë arsyetuar dhe madje pëlqyer nga publiku.

    Si u ‘kryqëzua’ Kiara nga publiku për sjelljet dhe të kaluarën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania:

    Ishte koha kur Vëllai i Madh iu pati organizuar një festë banorëve të Big Brother Vip ku të ftuar ishin dy ish-banorët e sezonit të kaluar, PM dhe Dagz. Mirëpo ajo çka u vu re ishte afrimiteti i Kiarës dhe Kristit gjatë festës duke i thënë njëri tjetrit se nuk i rrihej me askënd tjetër. Afrimiteti mes tyre nuk shkaktoi ‘boom’ në shoqëri, duke e ofenduar se si një vajzë që është në lidhje me dikë, po shfaqet kaq e afruar me një djalë tjetër.

    Madje u publikua në rrjete sociale gjithandej duke aluduar se “Kiara e harron Luizin”.

    ‘Kryqëzimi’ dhe paragjykimi ndaj Kiarës vazhdon ende, për lidhjen e saj në të kaluarën me këngëtarin Butrint Imeri. Mjaftonte që një ‘provokim’ i produksionit, të lëshohej një këngë e tij në Big Brother, dhe publiku të ‘shpërthente’ ndaj çdo sjelljeje të saj.

    Shembull, para disa kohe, teksa banorët po vallëzonin në shtëpi, në sfond ishte kënga e Butrintit “Dale”, e cila është në bashkëpunim me Ledrin dhe Kidën. Të gjithë banorët u mblodhën për të kërcyer, ndërsa Kiara kërceu dhe këndonte njëkohësisht. Mjaftoi kjo skenë që të vihej edhe në dyshim dashuria që Kiara ka për Luizin, dhe të ngriteshin pikëpyetje mos ende e dashuron Butrint Imerin. Por në fund të fundit, ishte një këngë që ka qenë hit veror dhe vështirë që do t’i mbyllte veshët dikush e mos ta ndëgjonte!

    @jam_leci

    Kiara Tito kercen e gezon me kenget e ishit Butrint Imeri, kuptohet kur Fenomeni Luiz Ejlli asht i pavetedishem se kush asht ky.

    ♬ original sound – Jam Leci Askushi.

    Qudia e madhe erdhi pas afrimitetit të Luizit me Jorin e që u arsyetua nga publiku, madje edhe pse ishte në një lidhje me Kiarën, fansat filluan ta pëlqenin më shumë me Jorin:

    Jori Delli iu shfaqë shumë pozitive publike khtu edhe fitoi zemrën e publikut. Madje fansat e Luiz Ejllit menduan se ata mund të shkojnë si çift, duke qenë se modelja ka qëndruar shumë pranë këngëtarit sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

    Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiara Titon, të cilës ia ka shprehur pëlqimin ndaj saj që ditën e parë, fansat e shfaqën hapur se duan ta shohin atë në një romancë me Jorin.

    Hyrja e striptereve në Big Brother VIP Albania dhe vallëzimi sensual që i’ua bënë djemve të shtëpisë.

    Mbrëmë Luizi u befasua me disa vajza që bënin vallëzime sensuale për të. Ai u rrethua nga kërcimtaret, dhe ajo gjendje duket se po i pëlqente Luizit.

    Vallëzime dhe shfaqje +18 për festën e beqarisë, por për qudi “Luani” i shtëpisë nuk u ‘kryqëzua’ për këto sjellje të tij, ani pse është në ‘prag’ të martesës.

    Efi mori pjesë në emision dashurie, por njëkohësisht ishte edhe Kristi që kishte qenë pjesëmarrës në një format të tillë dashurie. Pse Efi u ‘kryqëzua’? Pse Kristi nuk u përmend fare në këtë debat?

    Luizi disa javë më parë tha se nuk do të dëshironte të shihte motrën e tij në një format të tillë si ai i “Përputhen”, ku sipas tij, një vajzë zgjedh mes 30 meshkujve se kë ka për burrë. Deklaratë kjo që zgjoi reagime të shumta, madje duke ia rikujtuar se edhe ai e ka gjetur dashurinë e tij në një reality show.

    Por, duhet kujtuar se jo vetëm një vajzë, ishte edhe Kristi që kishte qenë pjesëmarrës i një emsioni që ka për qëllim gjetjen e dashurisë, siç është “Love Story”. Natën e prime-it që eskaloi debati, pse Luizi nuk e përmendi edhe rastin e Kristit? Apo pse Efi ishte vajzë dhe ende ka paragjykime të tilla./Insajderi/.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark