Edicionit 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll i vije fundi ditën e sotme me pesë ndeshjet përmbyllëse që përcaktojnë nënkampionin dhe ekipin e barazhit.
Takimi Ballkani dhe Gjilani po luhet më shumë për prestigj, ngase çështja e titullit ka marrë fund javë më parë.
Akutalisht, skuadra e Ballkanit po avancon me rezultat 1-0. Golin për Ballkanin e ka realizuar numri 5 i Ballkanit, Lumbardh Dellova.
Ballkani synon ta mbyllë kampionatin me fitore, ku pritet të zhvillohet festë në Suharekë – derisa mysafirët duan fitoren për pozitën e dytë.
/Insajderi.org