×
Receta

Receta më e mirë e kremit karamel të përgatitur në shtëpi

Insajderi
12 November 2019 - 19:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Për katër persona (racione të vogla)

Përbërësit për kremin: 300ml qumësht me yndyrë • 2 kokrra vezë • 30-40g sheqer Për karamelin: 70g sheqer • 40ml ujë

Përgatitja e kremit:

1. Ngrohim qumështin në një tenxhere të vogël.
2. Rrahim vezët dhe sheqerin për një minutë, shtojmë qumështin e vakët dhe vazhdojmë t’i përziejmë me rrahësin e vezëve. E lëmë mënjanë.

Përgatitja e karamelit:

Duhet të bëni kujdes, sepse karameli mund të ngrijë nëse nuk e ndiqni recetën si duhet.

Sheqerin e hedhim në një tenxhere të vogël që nuk ngjit. E lëmë të shkrijë në flakë të mesme, por pa e përzier me lugë, mjafton të rrotullojmë tenxheren. Kur sheqeri të tretet plotësisht dhe të marrë ngjyrë, shtojmë pak nga pak ujin dhe vazhdojmë e përziejmë me rrahësin e vezëve derisa të bëhet homogjene. E heqim nga zjarri dhe e shpërndajmë te të katra masat. Hedhim kremin që lamë mënjanë nëpër format me karamel, i vendosim në një tavë të mbushur me ujë. I pjekim në furrën e ngrohur paraprakisht në temperaturën 160°, për 40 minuta. I lëmë të ftohen në temperaturën e ambientit dhe i futim në frigorifer. Para se t’i shërbejmë, kalojmë majën e thikës anash kremit që të dalin pa vështirësi nga format kur t’i përmbysim në pjatat e ëmbëlsirave

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark