
Limak, në pjesën komerciale ka reduktuar praninë e kompanive kosovare, derisa shumë prej tyre janë tërhequr për shkak të ndryshimit të kontratave.
E sipas Reçicës ky është një akt i rëndë dhe fyes.
Ka thënë se nga gjithçka kosovare, këtij Aeroporti i ka mbetur vetëm emri.
“Nëse në këtë rast nuk ka ndonjë mbështetje ligjore me të cilën mund të arsyetohet ky veprim, siç është mosrepsketimi i kritereve të qarta të kualitetit të prodhimeve ose shërbimeve, kjo qasje diskriminuese është akt tejet i rëndë, fyes dhe i papërgjegjshëm në këtë mënyrë, udhëehqësia e Aeorportit nga gjithçka kosovare ka lënë vetëm emrin e Adem Jasharit”, ka thënë Reçica. /Insajderi.com