×
  • Lajme
  • Insajderi

    Refuzohet ankesa e LVV-së për verifikimin e votuesve nga diaspora

    Insajderi
    14 January 2021 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka refuzuar ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës jo-qeveritare “Germin” për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me procedurat e verifikimit të votuesve nga diaspora.

    Në një vendim të nxjerrë të enjten, PZAP-ja e ka “hedhur si të palejuar” ankesën e LVV-së kundër vendimit të KQZ-së për “Verfikimin e Aplikacioneve për Regjistrim të Votuesve Jashtë Kosovës”, raporton Insajderi.

    Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, mënyra që KQZ-ja ka vendosur të verifikojë votuesit nga jashtë vendit vështirëson në masë të madhe procedurat ligjore deri tek arritja e fletëvotimeve në Kosovë.

    Mirëpo, PZAP-ja, në vendimin e publikuar sot, vlerëson se vendimi i KQZ-së nuk prek apo ofendon asnjë të drejtë themelore të votuesve. Kësisoj, PZAP-ja i ka cilësuar të pabaza ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ojq “Germin”.

    Vendimi i KQZ-së për verifikimin e votuesve nga diaspora, i nxjerrë të martën, parasheh verifikimin e votuesve nga diaspora përmes kontaktit me telefon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark