Pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me veprime ushtarake ndaj Sirisë këtë javë, ushtria siriane ka zhvendosur disa aeroplanë për të shmangur pasojat nga goditjet e mundshme të raketave amerikane.
Disa zyrtarë amerikanë i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se regjimi i Asadit është duke i zhvendosur asetet e saja ushtarake nga frika e bombardimeve.
Këta zyrtarë, shkruan Reuters, kanë refuzuar të tregojnë nëse kjo lëvizje e regjimit sirian e ka ndryshuar planin e Donald Trump, i cili ka paralajmëruar luftë ndaj regjimit të Bashar Al-Assadit.
Por, këto lëvizjet siriane mund të kufizojnë dëmin që Shtetet e Bashkuara mund t’i shkaktojnë regjimit sirian. /Insajderi.com