×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Regjisori britanik Boyle: Brexit do të fundosë Britaninë

    Insajderi
    11 February 2017 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Regjisori britanik Danny Boyle, fitues i çmimit Oscar në kinematografi, beson se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar .

    “Mendoj se njerëzit kanë nisur të kuptojnë se çfarë hapi i madh është bërë,” u shpreh regjizori i filmit “Slumdog Millionaire” për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

    “Besoj se nëse do të mund të votonin sërish, atëherë britanikët do të kërkonin të mbeteshin pjesë e BE-së,” tha ai.

    Boyle i bëri këto komente gjatë Festivalit të Filmit në Berlin, ku u shfaq vazhdimi i njërit prej filmave të tij më të arrirë, “Trainspotting”, 20 vjet pas transmetimit të versionit origjinal të këtij realizimi.

    Ai beson se me mbajtjen e referendumit për daljen nga BE-ja qershorin e kaluar, klasa politike e Britanisë së Madhe e kishte tradhtuar vendin, pasi politikanët nuk u shpjeguan njerëzve se sa e dobishme është Evropa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark