×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Regjistrohen rastet e para të variantit afrikano-jugor në Kroaci dhe Slloveni

    Insajderi
    27 February 2021 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë regjistruar në Kroaci dy raste të variantit të koronavirusit afrikano-jugor.

    Siç raportohet nga mediat vendase, bëhet fjalë për dy persona që janë kthyer nga Zanzibari. Në Kroaci ka raste të shumta të variantit anglez të koronavirusit.

    Ndërkohë një rast i parë i varianti të afrikano-jugor të virusit është raportuar gjithashtu në Slloveni,  ku është diagnostikuar një mjek në Maribor që është kthyer nga Namibia.

    Kontrollet po zhvillohen edhe për persona të tjerë që ishin me mjekun në Afrikë dhe që u kthyen në Slloveni me të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark