×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rekord i zi në Kosovë, mbi 3 mijë raste me COVID për 24 orë

    Insajderi
    22 January 2022 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 mijë e 206 raste pozitive.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.

    Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

    Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

    Nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.

    Në total numri i rasteve aktive është 15.247.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark