×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rekord i rasteve të reja me COVID-19, kërkohet mbyllja e bizneseve të gastronomisë

    Insajderi
    18 October 2020 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bilanci i të infektuarve me COVID-19 në Itali vijon të thyej rekorde. Sot është thyer një tjetër rekord i rasteve të reja.

    Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit, të infektuarit në 24 orë te fundit kanë qenë 11.705 raste, ndërkohë që dje ishin 10.925.

    Viktimat e bilancit të fundit ditor janë 69, në rritje nga dita e djeshme ku ishin 47. Lombardia paraqitet sërish si rajoni më problematik, dhe ditët e fundit ka shënuar rritje dramatike edhe kundrejt rajoneve të tjera italiane.

    Janë 2975 rastet e rajonit me kryeqendër Milanon, ndërkohë që në Kampanja u regjistruan 1376 raste, dhe në Lacio 1198.

    Ndërkohë guvernatorët i kanë kërkuar qeverisë mbylljen brenda mesnatës të çdo restoranti dhe lokali, ndërkohë që aktivitetet që nuk shërbejnë në tavolinë duhet të mbyllen brenda orës 18. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark