Rekrutimi i noterëve – Abelard Tahiri thotë se kanë qenë vetëm tetë raste të konflikt interesit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekrutimi i noterëve – Abelard Tahiri thotë se kanë qenë vetëm tetë raste të konflikt interesit

    Insajderi
    15 July 2019 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka raportuar sot para Komisionit për Legjislacion, për rekrutimin e noterëve të rinj.

    Ky i fundit ka deklaruar se i gjithë procesi ka shkuar në rregull. Ai bëri të ditur se numri i përgjithshëm që i janë nënshtruar testimit është 600.

    “Numri i përgjithshëm që iu kanë nënshtruar testit të noterisë ka qenë 600. Sot është afati i fundit për ankesa. Numri final do të jetë 175 që e kanë kaluar provimin. Sa i përket provimit kam kërkuar që detyra të përgatitet dy orë para provimit. Kam kërkuar që të ketë masa të sigurisë së madhe që të mos dëmtohet një proces të tillë. Të gjitha këto konkurse kanë qenë publike. Për tri grupe janë përgatitur 3 pyetje”, tha ai.

    Kryetarja e këtij komisioni Albulena Haxhiu, ka deklaruar se i gjithë procesi është i kompromentuar dhe është bërë për nevoja partiake të PDK-së.

    “Këtë proces e keni bërë për nevoja partiake”, tha ajo.

    Ndërkohë Tahiri bëri të ditur se kanë 8 raste që janë paraqitur të konfliktit të interesit, por që ai tha se janë shmangur.

    “Janë paraqitur 8 konflikte të interesit. Tetë persona e kanë paraqitur konfliktin e interesit, qoftë lidhje familjare, apo që kanë punuar bashkë. Kjo mbetet në përgjegjësinë e gjithsecilit. Përgjegjësia është e gjithsecilit prej tyre. Unë kam kërkuar konform ligjit dhe të shmangen këto raste. Normalisht që nuk e cenon se është shmangur në momentin kur ata janë pyetur. Detyrat kanë qenë me kode”, tha ai.

    Deputetët kanë kërkuar përgjigje se si është e mundur që shumica e personave që kanë kaluar provimin janë të afërt me PDK, gjë që ministri e ka mohuar./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark