Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Etikës është marrë vendim që intervistimi i profesorit Xhevat Krasniqi të bëhet të hënën.
Krahasaj këtij vendimi, kërkesa e rektorit Qerim Qerimi, që intervistimi të jetë i hapur për publikun është aprovuar.
Gazeta Insajderi merr vesh që krahas kësaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Etikës janë marrë edhe një sërë vendimesh të tjera.
Skandali i profesorit Xhevat Krasniqi është i madh.
27 denoncime janë ndaj tij për ngacmim seksual si profesor i Universitetit të Prishtinës.
Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, në Këshill të Etikës, ndërsa menjëherë pas denoncimit Mjekësia ka ndërprerë bashkëpunimin me Krasniqin, por jo edhe Universiteti i Prishtinës.
Ai vazhdon të ligjërojë në Fakultetin e Edukimit. Ligjërimi i tij u pengua sot nga studentët të cilët në shenjë revolte e ndërprenë ligjëratën përmes fishkëllimave.
Për këtë skandal të 27 denoncimeve nga studentet ndaj Xhevat Krasniqit, Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi.
Aty janë sjellur dëshmi dhe rrëfime nga ana e studenteve dhe mënyrën se si Krasniqi i ngacmonte seksualisht dhe sillej me gjuhë të rënde dhe veprime banale.
Për kronologjinë e këtij skandali mund t’i lexoni tekstet e publikuara nga Gazeta Insajderi.