17:16 - 20 Korrik 2022

Këngëtaret e njohura Mihrije Braha dhe Remzije Osmani janë në qendër të vemendjes ditëve të fundit.

“Mollë sherri” për këtë është bërë fejesa e djalit të Mihrijes në të cilën nuk ka qenë e ftuar Remzija.

Deklaratat e tyre janë bërë virale gjithandej në rrjete sociale, por kjo gjë nuk i ka shpëtuar as qytetarëve.

Këta të fundit për rubrikën Vox-Pop të Gazetës Insajderi kanë dhënë mendimet e tyre për këtë çështje.

Njëri ndër ta, ka potencuar se i jep të drejtë Mihrijës për shkak të shoqërisë që e ruan me burrin e saj, këngëtarin Naim Abazin.

“Për hatër të shokut e zgjedhi Mihrijen përpara Remzijes”, tha qytetari.

Për të parë videon e plotë klikoni poshtë: