Pas Sven Botman, kuqezinjtë e Milanit mund të humbasin projektin e dytë të transferimit: Renato Sanches. Mesfushori portugez, që prej dimrit të kaluar nën vëzhgimin e kuqezinjve, sipas asaj që raportohet nga Franca, ka vendosur të pranojë ofertën e Paris Saint-Germain, para asaj të Milanit, çka është përforcuar me ardhjen në stol të Galtier në vend të Pochettinos.
Pika e kthesës pariziene e Renato Sanches tregohet nga ‘Le Parisien’, një gazetë që ka qenë gjithmonë shumë pranë ngjarjeve të PSG-së. Oferta e klubit kampion francez për Lille do të ishte rreth 10 milionë euro, e refuzuar për momentin, por me gatishmërinë e lojtarit për të përfunduar transferimin një vit pas skadimit të kontratës. Një marrëveshje trevjeçare është gati për portugezin, i cili dyshohet se tashmë e ka refuzuar propozimin e Milanit.