×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Renault kontakton Artan Thaqin për veturën e Cimës

    Insajderi
    16 January 2022 - 03:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vitin që lamë pas, me datë 26 mars ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare aktori i shquar kosovar, Rasim Thaçi, për publikun i njohur si Cima.

    Ai la pas kujtime të bukura për të gjithë shqiptarët, la pas krenarë fëmijët e tij dhe gjithashtu makinën e famshme të tipit Renault 5.

    Janë bërë 50 vjet që kur ky model i makinës së markës franceze u lansua në treg dhe kompania po zhvillon një kampanjë në nder të modelit legjendar.

    Si rrjedhojë, kompania franceze kanë kontaktuar Artan Thaqin, të birin e aktorit të ndjerë në lidhje me makinën Renault 5.

    Lajmin e bëri të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram. /Prive

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark