×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Izmir, dy fëmijë të vdekur në Samos të Greqisë

    Insajderi
    30 October 2020 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tërmeti i fuqishëm që goditi brigjet e Turqisë ditën e sotme ka shkaktuar viktima edhe në Greqi.

    Top Channel mëson se në Greqi viktima të tërmetit kanë mbetur dy fëmijë të cilët janë zënë poshtë nga një mur i shembur. Viktimat janë 15 dhe 17 vjeç, në fshatin Vathi të Samos. Ndërkohë ashtu si Turqi edhe në Greqi ka shumë të plagosur.

    Qendra e tërmetit njoftoi se lëkundja u ndie më shumë në provinca u si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.6, ballë

    Në Turqi deri në këto momente raportohet një bilanc tragjik me 4 viktima 120 të plagosur. Ndërkohë nga ana e autoriteteve vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallateve të shembura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark