Rënia e çatisë së objektit komunal, Gjykata merr vendim për zyrtarin e kompanisë dhe atë të komunës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rënia e çatisë së objektit komunal, Gjykata merr vendim për zyrtarin e kompanisë dhe atë të komunës

    Insajderi
    24 January 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore Prishtinë ndaj zyrtarit të Komunës, lidhur me me rastin e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës ka vendosur për caktimin e masës “Ndalim për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar. Në rast se nuk e respekton këtë masë, atëherë i zëvendësohet me paraburgim”.

    “…të pandehurit Y.J i caktohet masa e Ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, ashtu që të pandehurit Y.J i ndalohet qasja në zyret e Komunës së Prishtinës si dhe kontakti me kolegë e tij të punës. Kjo masë, sipas këtij aktvendimi, do të zgjasë nga data 22.01.2024 deri me datë 21.02.2024 dhe në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga I pandehuri Y.J, të njëjtit do t’i zëvendësohet kjo masë me masën e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Ndërkohë, përgjegjësit të Kompanisë punuese për vend punishten, Behxhet Baftjaraj i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

    “Gjyqtarja Procedurës Paraprake ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ashtu që të pandehurit B.B iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1(një) muaj, masa e arrestit shtëpiak të pandehurit B.B, i llogaritet duke filluar që nga data e ndalimit 22.01.2024 deri me date 21.02.2024. Konform nenit 181 pararafi 5 të KPPRK, gjykata mund të caktoj masën më të rëndë – paraburgimin, nëse i pandehuri nuk e respekton masën e shqiptuar. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark