×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rënia e VV-së në sondazhe, Olluri: S’ka gajle se rritet pas deklaratave të Ramabajës që do të bëhet ushtar

    Insajderi
    20 September 2022 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Gazetës Insajderi dhe gazetari Parim Olluri, ka ironizuar me sondazhin ku Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënje, shkruan Insajderi.

    Përmes një statusi në Facebook, Olluri ka shkruar se faktori kryesore që Vetëvendosje do të pësoj përsëri rritje do të jetë Sadri Ramabajë, për shkak gatishmërisë së tij që të bëhet ushtar i Kosovës në rast lufte.

    “Kish ra VV-ja në sondazhe në 37.3 për qind. Ani s’ka gajle. Rritet pak tash pas deklaratës së Ramabajës që do të bëhet ushtar i Republikës”, shkruan Olluri.

    Sipas sondazheve të UBO Consulting, partinë në pushtet e nxjerr me 37,3 për qind të votave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark