23:48 - 13 Maj 2022

Të dielën, FC St. Gallen synon të fitojë Kupën e Zvicrës.

St. Gallen luan në finale me Luganon, e cila zhvillohet në orën 14.00 në stadiumin ” Wankdorf” në Bernë.

Futbollisti u St. Gallenit, Betim Fazliji, reprezentues i Kosovës, shpreson se do të arrijnë qëllimin.

 “E diela është koha e duhur për të përfunduar serinë tonë pa fitore në Wankdorf”, tha mes të tjera Fazliji për mediumin zviceran “20 min”.

Fitorja e fundit e St. Gallenit në stadiumin e Bernës daton në vitin 1998. Që atëherë, 34 herë nuk kanë dalë nga fusha si fitues.

Parashikimi i rezultatit nga Fazliiji.

“1:0 për St. Gallenin.

Është më mirë të jemi 0:0 për një kohë të gjatë, pastaj një gol i vonuar për ne, para kohës shtesë.

Ne e duam këtë trofe. Është qëllimi më i madh nga të gjithë”, ka thënë Fazliji.