×
Show

Restoranti i Londrës që shërben kokteje me vodka dhe kanabis

Insajderi
19 March 2017 - 23:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Alex Stanton, menaxheri i restorantit me emrin “Farmacy”, thotë që duke marrë kanabis pa përbërësit e tij psikoaktivë, ka përmirësuar lëkurën e tij dhe astmën. Tani ai dëshiron ta ndajë këtë me pije që përmbajnë kanabioidë.

“Kam marrë kanabioidë për vite me radhë dhe kam parë dobi të pabesueshme nga to,” thotë ai, duke përshkruar se sa të mira janë kanabioidët jo-psikoaktivë për lëkurën e tij, sëmundjen e astmës, dhe shumë sëmundje tjera.

Ai thotë që mund të mësosh nga njerëzit që kanë eksperiencë, si ai vet, dhe se shkenca ende nuk i di saktë efektet.

“Shkenca ende nuk ka mbërritur aty,” thotë Santon.

“Ata nuk e dinë se si punon, por e dinë se punon, dhe punon për shumë simptoma,” shton ai tutje.

Stanton tregon se si kanabinoli ndihmon nëse nuk mund ti shërojë fare disa prej sëmundjeve më të mëdha të kohës sonë – Parkinson, skleroza multiple, sëmundjet e zemrës, diabeti.

“Mund edhe të kërkosh vet në shumë hulumtime të besueshme se sa i dobishëm mund të jetë kanabinoli për trajtim të disa sëmundjeve, apo edhe sa i dëmshëm mund të jetë për disa tjera,” tha ai.

Pos kanabinolit, ka edhe shumë zgjedhje tjera në menynë e këtij restoranti, siç janë edhe disa lloje të kërpudhave.

Stanton beson fuqishëm në efektin e ushqimeve me bimë dhe barishte të ndryshme të shëndetshme nga natyra, dhe në këtë koncept mban edhe restorantin me emrin “Farmacy”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark