Rexhepi: Po diskutohen me NISMA-n dy ose tre emra për ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhepi: Po diskutohen me NISMA-n dy ose tre emra për …

    Insajderi
    18 April 2025 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka deklaruar se VV po bisedon me NISMA-n rreth dy ose tre emrave për kryeparlamenarin.

    Sipas saj, qeveria në detyrë ka dhënë dorëheqjen e saj dhe se opozita nesër duhet të votojë raportin e mandateve të deputetëve, në mënyrë që t’i hapet rruga konstituimit të legjislaturës së re.

    “Ata janë duke biseduar dhe kjo, besoj, se do të duhej të ishte gati. Thjesht duhet të presim se cili emër do të jetë në rend të ditës për parlament. Nuk është aspak e rëndësishme nëse janë dy apo tre emra, për mua personalisht do ta votoj kushdo që të jetë kryeparlamentari”.

    “Ne kemi dhënë dorëheqjen dy herë, kur jemi regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe tani para seancës së parë konstituive. Edhe opozita do të duhej nesër të votojë raportin, dhe pastaj të votojë për reagimin e Kuvendit dhe t’i hapë rrugën qeverisë së re”, ka thënë Rexhepi në RTK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark