
Futbollisti shqiptar Rey Manaj, ka shënuar dy gola të martën në ndeshjen e Inter U-21 ndaj skuadrës së Lazios.
Ndeshja ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e kupës së Italisë në këto grupmosha dhe Manaj arriti të shfaq cilësitë e tij duke e dërguar Interin në finale të kupës.
Që pas aktivizimit me ekipin e parë në Serinë A, Manaj ka kaluar tek të rinjtë e Interit dhe duket se po kalon një formë të mirë sportive.
Manaj është një nga kandidatët e mundshëm që mund të ftohen nga De Biasi në ‘Euro 2016’.