×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rezervat shtetërore, Kica Xhelili: Do të dorëzojmë kallëzim penal

    Insajderi
    25 March 2024 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili tha se pas kalimit të afatit që do t’i parashtrojë Gjykata Ministrisë së Tregtisë, do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorisë Speciale.

    “Menjëherë pas kalimit të afatit që do ta parashtrojë Gjykata- Ministrisë së Tregtisë, unë do të vazhdojë bashkë me anëtarët e Komisionit që janë të interesuar me dorëzu kallezimin penal pranë Prokurorisë Speciale në Prishtinë, që të fillojë menjëherë me hetime ndaj personave të cilët dyshohen që ose i kanë kryer veprat penale që dyshohen në kuadër të këtij komisioni ose bashkërisht në përpjekje të fshehjes së drejtësisë të këtij rasti penal. Propozimi im është që pavarësisht diskutimit sot ta kem pëlqimin e 1/3 të anëtarëve që e kemi bërë kërkesën pranë ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që menjëherë t’i drejtohemi Gjykatës kompetente për me na siguru provat në fjalë e më pas në qoftë se prap kemi refuzim nga ministria, mendoj që duhet të vazhdojmë menjëherë me kallëzim penal”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark