×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rezervistët e mobilizuar rusë qajnë, kur e kuptojnë se po dërgohen në Kherson për të luftuar

    Insajderi
    02 October 2022 - 09:42

    Disa prej ushtarëve të mobilizuar rus janë filmuar me telefon të mençur duke qarë, në momentin që e kuptuan se do të dërgohen në Kherson, pa pasur as edhe një përvojë më të vogël ushtarake e lëre më të trajnohen për beteja.

    E raste të tilla janë shpeshtuar së fundmi, në veçanti nga mobilizimi i pjesshëm rus që me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin filloi të aplikohet javë më parë.

    Në mesin e shumë rezervistëve janë dërguar të moshuar që mezi arrinin të qëndronin në këmbë, si dhe disa shumë të rinj që nuk kanë fare përvojë në luftë.

    Se ushtria e Putinit është në krizë të madhe e dëshmojnë edhe video të shumta, ku janë këshilluar të blejnë ilaçe si dhe këpucë në mungesë të tyre, transmeton Telegrafi.

    Madje në një video një zyrtare ushtarake dëgjohet duke i këshilluar ushtaret që të blejnë tampon, me qëllim që t’i shfrytëzojnë si fasha në rast se goditen nga ndonjë plumb të ukrainasve.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark