×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ri-akreditohet Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan

    Insajderi
    28 July 2021 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Universiteti Publik “Kadri Zeka’ në Gjilan është ri-akredituar në nivel institucional për periudhën 3 vjeçare.

    Ky vendim vije nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje, pasi ka analizuar dhe votuar raportet e ekspertëve ndërkombëtar mbi vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

    Ky universitet, për herë të parë këtë vit sjellë katër programe të reja të nivelit Master, të akredituara për periudhën 3 vjeçare.

    “Në Fakultetin e Edukimit janë akredituar; Programi Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe (MA) dhe programi Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor (MA)”.

    “Në Fakultetin Juridik është akredituar programi: Juridik Penal (LLM”).

    “Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike është akredituar programi: Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale (Msc)”, thuhet në njoftimin e “Kadri Zeka”.

    “Po ashtu për periudhën tre vjeçare ( 1 tetor 2021 -30 shtator 2024) janë riakredituar programet Fillor (BA) dhe  Parashkollor (BA) në Fakultetin e Edukimit, programi Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar (BA) në Fakultetin Ekonomik. Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, është riakredituar edhe Programi E-Qeverisja (Msc), për tre vitet e ardhshme, kurse programi  Shkencat  Kompjuterike (BA) është akredituar për periudhën 5 vjeçare (1 tetor 2021 – 30 shtator 2026)”.

    Procesi i vlerësimit institucional dhe të programeve studimore në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është bërë nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilët kanë mbajtur takime dhe e kanë vlerësuar institucionin në nivele të ndryshme, duke filluar nga ai menaxherial, akademik dhe administrativ, nivelin e studentëve, të diplomuarit/alumnit, punëdhënësit si dhe hisedarët e jashtëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark