×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ribotohet libri shkencor “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”

    Insajderi
    25 May 2023 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Akademia e Studimeve Albanologjike, konkretisht Instituti i Historisë që vepron në kuadër të kësaj akademie me seli në Tiranë, ka ribotuar librin shkencor “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”.

    Ky libër shkencor është kontribut i shumë autorëve dhe historianëve të njohur, të cilët për një kohë të gjatë kanë hulumtuar rreth historisë së popullit tonë gjatë shekullit të kaluar, që është një shekull me plotë ngjarje të rëndësishme për shqiptarët, duke përfshirë shpalljen e mëvetësisë së Shqipërisë (1912) dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kulmojë me lirinë e Kosovës (1998/99).

    Sipas historianit të njohur shqiptar, Dr. Hasan Bello, “ky është një projekt i Institutit të Historisë i ASA-së që ka zgjatur mbi 10 vjet dhe përfshinë 40 studiues nga të gjitha trevat shqiptare. Për këtë botim janë shfrytëzuar arkiva dhe biblioteka nga e gjithë bota.” Historiani Bello shton se “Ky botim shënon arritjen më të fundit të historiografisë shqiptare dhe pasqyron rishikimin e shumë çështjeve.”

    Për ribotimin e kësaj vepre ka njoftuar edhe faqja zyrtare e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të kësaj akademie:

    “Doli nga shtypi ribotimi i librit shkencor “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”. Ky botim paraqitet me një dizajn tërësisht të ri dhe me lidhje të fortë. Kolana me katër vëllime është nga veprat më të rëndësishme që ka nxjerrë vitet e fundit Akademia e Studimeve Albanologjike dhe konkretisht Instituti i Historisë. Është kurorëzim i një pune gati 10-vjeçare dhe reflekton rezultatet e studimeve të reja shkencore që janë kryer tri dekadat e fundit. Aty pasqyrohen pikëpamjet alternative që ekzistojnë lidhur me shumë çështje historike të debatueshme. Synim kryesor ka qenë hulumtimi më në thellësi i arkivave shqiptare e të huaja për çështje të veçanta, për rishqyrtimin e shumë tezave historiografike ose thellimin e argumentimin e mëtejshëm të tyre.”- thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj akademie me seli në Tiranë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark