×
  • Showbiz
  • Show

    Rihana pozon për markën e saj

    Insajderi
    22 January 2022 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ajo po vazhdon t’i nxeh fansat teksa ngacmon me koleksionit të saj më të fundit të brendshmeve.

    Këngëtarja 33-vjeçare e “Rude Boy” postoi një foto të premten, duke treguar figurën e saj me një fustan diamanti me zinxhirë.

    Vendasja e Barbadosit e mbajti grimin e thjeshtë, teksa vendosi flokët e saj të zinj anash për të treguar vathin e saj të argjendtë.

    Postimi i fundit vjen pasi marka e saj e të brendshmeve, “Savage X Fenty”, zbuloi një fytyrë të re për markëne vajzës së Madonna-s, “Lourdes Leon”.

    Lourdes dhe Rihanna treguan koleksionin më të ri të të brendshmeve të këngëtares në një divan moteli.

    rijuesja e bukurisë “Fenty” mahniti me një komplet të brendshmesh dy-pjesëshe ngjyrë rozë dhe të verdhë, ndërsa 25-vjeçarja pozoi me të brendshme të kuqe dantelle me një mantel rrjetë sipër.

    Koleksioni i “Savage X Fenty’s Love On the Edge” përfshin boksierë, brekë, sytjena, kostume trupore dhe pizhame që synojnë të nxjerrin në pah seksitetin e Ditës së Shën Valentinit.

    Flokët blu dhe brune të rrjedhur të Lourdes-it ishin stiluar me bishta të hijshme që i rridhnin poshtë shpinës dhe gjoksit teksa shikonte kamerën ndërsa grimi i saj ishte aplikuar në mënyrë dramatike për të nxjerrë në pah tiparet e saj mahnitëse.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark