×
Show

Rihanna përformon në Grammy Awards 2016, nuk është e nominuar

Insajderi
06 February 2016 - 11:36

Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna ka konfirmuar edhe zyrtarisht në faqen e saj zyrtare të “Instagramit” se do të përformojë në natën e ndarjes së çmimeve në “Grammy Awards 2016”.

Edhe pse nuk është e nominuar për ndonjë çmim, Rihanna do të përformojë një kolazh nga albumi i saj i ri “Anti”.

Edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora nuk është e nominuar në asnjë kategori.

Në listën e të nominuarve, prinë reperi Amerikan Kendrick Lamar, i cili është nominuar në 11 kategori të ndryshme, përfshirë këtu edhe çmimet kryesore si ‘Albumi i Vitit’, ‘Kënga e Vitit’, dhe ‘Albumi më i Mirë Rap’.

Këngëtarët tjerë të cilët kanë nga shtatë nominime janë edhe Taylor Swift dhe këngëtari The Weeknd.

Ceremonia e 58 me radhë e ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards 2016’, do të mbahet më datën 15 Shkurt 2016 në ‘Staples Center’ në Los Angeles.

https://www.youtube.com/watch?v=nqohHE_zu6g

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark