×
Show

Rihanna u mëson matematikën fëmijëve në Afrikë

Insajderi
08 June 2017 - 23:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Në janar, Rihanna vizitoi shtetin e Afrikës, Malavinë, jo si një person i famshëm, por si themeluese e “Fondacionit Carla Lionel” për të mësuar matematikën fëmijëve të varfër të shkollave fillore, shkruan Wmagazine.

Duke jetuar në një nga vendet më të varfra në botë – një mësues shpesh është përgjegjës për mbikëqyrjen e rreth 100 fëmijëve.

Një përqindje shumë e vogël e nxënësve në Malavi kanë mjaft fat që përfundojnë shkollën e mesme pa u detyruar të braktisin atë për shkak të varfërisë, shpjegon organizata e Rihannës.

“Është për të ardhur keq që ata duhet të braktisin shkollën sepse janë shumë të zgjuar, të gjithë mësojnë së bashku dhe mësojnë me të njëjtin ritëm. Është e trishtueshme që disa prej tre nuk mund të vazhdojnë, sepse ndoshta ata do të arrinin shumë ne jetë po të kishin burime për të vazhduar dhe përfunduar”, thotë Rihanna në videon ku dokumentohet udhëtimi i saj.

Qëllimi kryesor i udhëtimit të Rihannas ishte të bindë udhëheqësit botërorë të kontribuojnë 3,1 miliardë dollarë  për Partneritetin Global për Arsimin, në mënyrë që organizata të vazhdojë programet e tyre në mbarë botën.

Në Instagram, Rihanna ndau lajmin me fansat: “Koha ime në Malavi ishte aq frymëzuese! Duke punuar me @ClaraLionelFdn (fondacionin tim), për të përmirësuar globalisht jetën e studentëve, së bashku me @GPforEducation”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark