×
Show

Rihanna vë shtëpinë në shitje nga frika e përndjekeve

Insajderi
06 December 2018 - 14:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Shtëpia mahnitëse e këngëtares me famë botërore, Rihanna është në shitje për 7.4 milionë dollarë. 6 muaj pasi fansi i fiksuar pas saj u pa në territorin e shtëpisë me vendodhje në Los Angeles, e cila ka vendosur ta shesë nga frika.

Fitimi i saj nga kjo pronë është shumë i vogël, por siç duket kjo nuk ka rëndësi. Në këto momente Rihanna do vetëm që të jetë e qetë dhe të shpëtojë nga problemet që ka patur së fundmi.

Kujtojmë se djali në fjalë quhet Leon dhe ai arriti të kalojë sistemin e komplikuar të sigurisë që kishte vendosur këngëtarja duke u futur në shtëpinë e saj, ku e priti për 12 orë. Tashmë 27-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për përndjekje, shkelje në pronë private pa leje, vandalizëm dhe kundërshtim ndaj forcave të rendit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark