×
  • Sport
  • Sport

    Rikthehet Berisha në humbjen e Lazios

    Insajderi
    29 February 2016 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja u zhvillua në “Olimpico” të Romës, në një mot me shi teksa Lazio e nisi më mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë në pjesën e parë derisa erdhi momenti kur skuadra mysafire shënoi përmes një penalltie të fituar nga Berardi i cili edhe e konkretizoi atë, në minutën e 41’.

    Vetëm një minutë pas golit të Sassuolos, skuadra bardheblu pati rast për të barazuar rezultatin me anë të italianit, Parolo, i cili goditi mbi portë duke lënë skuadrat të shkojnë në pushim me epërsinë e Sassuolos.

    Në pjesën e dyte Sassuolo tregoi se goli shënuar në pjesë të parë nuk ishte befasi, pasi shënoi në minutën e 67’ përmes ish-sulmuesit të Ceseans, Gregoire Defrel.

    Lazio deri në fund nuk arriti as ngushtimin e rezultatit çka bëri që ndeshja të përfundoi 0-2. Lazio me këtë humbje mbetet në vendin e tetë me 37 pikë, kurse Sassuolo është një pozitë më lartë me katër pikë më shumë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark