Vitet e 60-ta sollën një modë të veçantë dhe ekspresive. Atëkohë njerëzit filluan të thyejnë barrierat dhe të shprehin veten përmes modës. Moda e këty viteve vijon të jetë frymëzuese edhe në ditët e stome.
Kthimi dhe rikthimi historik i modës nuk na habit më; trendi kthehet në mënyrë ciklike duke sjellë stilin e dekadave që menduam se kanë kaluar. Mes tyre janë dhe vitet ’60, që frymëzojnë stilistët dhe dizenjuesit.
Për sezonin pranverë-verë 2017 vijnë stampimet gjeometrike, motivet optike dhe minifundet e asaj periudhe.
Nëse dollapi i nënës suaj nuk ju vjen në ndihmë, ka disa firma mode që ju kthejnë në ato vite. Fantazia e stilit “tapestry” bëhet një këmisha nga fillimi deri tek kopsa e fundit, motivet e një fundi kombinohen me çizme që shkojnë deri tek gjuri.
Po ju tregojmë se si mund të kombinohen veshjet e viteve ’60.