×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rikthehet Paqarada, Giresse e ka ftuar për ndeshjet e shtatorit?

    Insajderi
    12 September 2022 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrojtësi i St Paulit, Leart Paqarada, do të rikthehet te Përfaqësuesja e Kosovës.

    Burime të emisionit “Koha Shtesë” në SuperSport Kosova njoftojnë se trajneri Alain Giresse i ka dërguar ftesë 27-vjeçarit per dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, që zhvillohen në fund të shtatorit.

    Mbrojtësi i krahut të majtë mungonte te Kosova që nga 4 prilli i vitit 2021, kur nëpërmjet një letre kishte hequr dorë nga Kosova për aq kohë sa do te ishte trajner Bernard Challandes.

    Në atë, kohë Paqarada ishte ndier i injoruar nga zvicerani, i cili nuk e kishte aktivizuar.

    Edhe pas ardhjes se francezit Giresse te Dardanët, Paqarada nuk kishte marrë ftesë në grumbullimin e parë, mirëpo tani duket se të gjitha gjërat  janë qartësuar dhe ai pritet të jetë në dispozicion të Giresse për dy ndeshjet e fundit në grupe kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark