×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rikthehet parashikimi i motit në Kosovë

    Insajderi
    20 May 2022 - 14:11
    moti
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gypi i ujërave të zeza që kishte shpërthyer në brendi të stacionit Meteorologjik tashmë është rregulluar. Kështu parashikimi i motit do të kthehet në Kosovë.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi meteorologu kosovar, Besim Aliu, i cili tha se sot është rregulluar problemi me gypin dhe pritet fillimi i punës.

    Aliu tregoj se me rregullimin e problemit me gyp është marrë Kompania Bifurkacioni dhe komuna e Prishtinës.

    “Gypë i ujërave të zeza që kishte shpërthyer në brendi të stacionet Meteorologjik është rregulluar sot. Me rastin është marrë Kompania Bifurkacioni dhe komuna e Prishtinës”, tha Aliu për Insajderin.

    Që nga 17 maji parashikimi i motit në Kosovë nuk funksiononte. Shkak ishte bërë shpërthimi i një gypi të ujërave të zeza.

    Problemi me këtë gyp në Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte filluar para 6 muajsh. Ku me rritjen e temperaturave ishte bërë i padurueshme qëndrimi në vendin e punës.

    Problemin e kishte paraqiur vet Aliu, i cili kishte thënë se pavaresisht kerkesave të njëpasnjëshme drejtuar të gjithë aktereve ky problem ishte lënë pasdore.

    Njoftimi i plotë:

    “Të nderuar, për shkak të kushteve të rënda që jan krijuar në stacionin meteorologjik të IHMK pezullohen parashikimet e Motit për një kohë të pacaktuar.
    Arsyeja:
    Në afërsi dhe në brendi të stacionet Meteorologjik ka shpërthyer një gyp i ujërave të zeza dhe pavaresisht kerkesave të njëpasnjëshme drejtuar të gjithë aktereve , duke filluar, nga Kompania Bifurkacioni, Komunes, ( Sherbimeve Publike), Policisë, IHMK. Inspektoriatit të MMPHI dhe së fundmi edhe ministrit të MMPH, z. Aliu, nuk paten sukses ta rregullojnë defektin dhe kundermimet që jan krijuar aty më bënë të pamunder kryerjen e veprimtarisë sime profesionale.
    Ky problem është që gati 6 muaj , mirepo keto temperatura të larta e kan rrit koncentrimin e ndotesve aty dhe është bërë e padurueshme qëndrimi në vendin e punës.
    Shpresoj të më mirëkuptoni.
    Me respekt!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark