×
  • Sport
  • Sport

    Rikthimi i Messit te Barcelona!? Ja çfarë mendon Lewandowski

    Insajderi
    23 May 2023 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Robert Lewandowski ka përsëritur dëshirën e tij për të parë Lionel Messin të kthehet në Camp Nou. Sulmuesi ka folur edhe se sa i lumtur është te Barcelona, ​​duke thënë se askund nuk është dashur aq shumë.

    “Unë e di se çfarë do të thotë Messi për Barcelonën. Kur mendoni për Barcelonën, mendoni për Messin, dhe kur mendoni për Messin, shihni Barçën”, tha Lewandowski për Diario Sport.

    “E di gjithashtu vlerën që Leo do t’i sjellë ekipit tonë, jo vetëm në fushë, por për të gjithë klubin”, shtoi ai.

    Lewandowski beson se do të shkonte mirë me Messin te Barcelona, ​​pavarësisht se deri para disa vitesh ata ishin konkurrentë të drejtpërdrejtë në luftën për Topin e Artë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark