×
  • Sport
  • Sport

    Rikthimi i Platini, Macron e ka kontaktuar për president të Federatës të Futbollit së Francës

    Insajderi
    12 January 2023 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas suspendimit të Noel le Graet nga posti i kreut të federatës franceze pasi ofendoi legjendën Zinedine Zidane, pritet që të jetë Michel Platini që do të caktohet si president.

    Le Graet kishte nxitur reagime pas kontratës së re 4 vjeçare që i kishte dhuruar Didier Deschamps pas kampionatit botëror. Zakonisht kjo në federatën franceze ishte kryer nga një këshill, por jo këtë herë. La Graet dhe Deschamps ishin pajtuar gjatë pushimeve për këtë gjë. Kjo kishte habitur opinionin sportiv pasi nuk pritej, e përflitej që Zinedine Zidane të zëvendësonte Deschamps.

    Le Graet kishte reaguar me ofendime ndaj Zidane kur u pyet rreth lajmeve se legjenda franceze mund të angazhohet si trajner i kombëtares së Brazilit. ‘As do ia hapja telefonin’ tha për Zidane.

    Tani pritet që Micheel Platini që ka lënë pas telashet ligjore pas akuzave për korrupsion sa ishte kreu i UEFA’së pasi është liruar nga akuzat së voni në Zvicër, mund të ketë hapësirë për t’u rikthyer në skenë.

    Platini nëse do të caktohej e pret çështja e rëndë për ta zgjidhur në kombëtare, largimi apo mbajtja e Deschamps si përzgjedhës së kombëtares.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark