
në mediat greke dhe ato shqiptare ka qarkulluar një lajm për vdekjen e reperit Sin Boy, në rrethana të pacaktuara.
Krejt kjo nisi nga një njoftim të publikuar në profilin personal të reperit në Instagram, ku shkruhej se Sin Boy ka vdekur por që “do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij”.
“Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë”, shkruhej në njoftim.
Edhe këngëtarja Rina Balaj që ishte në lidhje dashurie me reperin Sin Boy ka reaguar përmes një “Instastory”.
Rina ka publikuar foto ku shfaqet me trëndafila dhe një shishe e dhe gotë verë, teksa ka shkruar “I vdekur për mua”./Insajderi.org/